Shkëndija e Tetovës njoftoi ditën e djeshme largimin e trajnerit Bruno Akrapovic, dhe nuk kanë vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin.
Sipas asaj që raportojnë në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija i ka besuar drejtimin e skuadrës Artim Shaqirit deri në fund të sezonit.
Zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme dhe Shaqiri do të debutojë ditën e nesërme ndaj Pelisterit. 48-vjeçari ka drejtuar tetovarët edhe në sezonin 2012-2013, ndërsa drejtoi edhe Kukësin në sezonin 2014-2015.



