
Është mbyllur në barazim 1-1, sfida miqësore mes Kosovës dhe Zvicrës, e zhvilluar në Zyrih.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte një tjetër histori. “Dardanët” kaluan të parët në avantazh me Rashicën në minutën e 52-të, i cili përfitoi nga një gabim në mesfushë.
Vendasit barazuan shifrat 10 minuta më vonë, me Lotomba që përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Muric, për ta dërguar topin në rrjetë.



