Interi ka njoftuar ditën e sotme rinovimin e kontratës me mbrojtësin e majtë, Federico Di Marco.
Futbollisti italian ka nënshkruar kontratën e re, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
24-vjeccari i cili është produkt i zikaltërve, është bërë pjesë e rregullt e skuadrës së trajnerit Simone Inzaghi këtë sezon, duke bërë 24 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.
Te Interi pritet të ketë edhe të tjerë që do të rinovojnë kontratën, teksa të radhës me shumë mundësi do të jenë Perisic dhe Brozovic.



