
Pas pauzës së kombëtareve, Superiorja do të rikthehet në fushë këtë të premte, me ndeshjet e vlefshme për javën e 29-të.
Pesë takimet e kësaj xhiro, janë të ndara në dy ditë dhe me orare të reja.
Të premten, Egnatia kryesuese pret në shtëpi Kukësin, në orën 15:00. Dy ndeshje do të luhen në orën 19:00, aty ku Vllaznia përballet me Erzenin, ndërsa Tirana sfidon Teutën.
E shtuna, rezervon dy përballjet e fundit për këtë javë. Partizani luan në transfertë me Lasçin në orën 15:00, ndërsa Skënderbeu përballet me Dinamon në orën 18:00.
JAVA 29
E premte
Egnatia-Kukësi, 29.03.2024, 15:00
Vllaznia-Erzeni, 29.03.2024, 19:00
Tirana-Teuta, 29.03.2024, 19:00
E shtunë
Laçi-Partizani, 30.03.2024, 15:00
Dinamo-Skënderbeu, 30.03.2024, 18:00



