Opsionet e Real Madridit për stolin

Opsionet e Real Madridit për stolin

Humbja në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës ishte një shuplakë për Carlo Ancelottin dhe nxënësit e tij , e cila e ka vënë në dyshim qëndrimin e italianit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Javët e ardhshme do të jenë shumë përcaktuese për ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët i presin sfida të vështira si përshembull ajo e 1/8-tave të Kupës së Mbretit kundër Villarealit .

Megjithatë , drejtuesit e kryeqytetasve janë të përgatitur për çdo lloj situate dhe tanimë po analizojnë opsionet e mundshme për të ardhmen e stolit.

Tre janë kandidatët për zëvëndësimin e ishi-t të Milanit , gjithmonë nëse situata do të vijojë me të njëjtin ritëm .

Raul Gonzalez Blanco , ish golashënuesi dhe njëkohesisht legjenda e madrilenëve është zgjedhja e parë e manjatit Florentino Perez, i cili është koshient për punën e tij tek Real Madrid Castilla.

Avantazhi i 45 vjeçarit është se i njeh me detaje lojtarët e akademisë dhe mund ti rezultojë një goditje në shenjë presidentit të këtij klubi prestigjoz.

Edhe Mauricio Pochettino prej kohësh vijon të jetë pjesë e listës së drejtuesve.

Argjentinasi e ka shprehur gjithmonë fanatizmin për Real Madridin dhe ky fakt mund t’ia bëjë më të lehtë transferimin këtij traineri , i cili la gjurmë tek Tottenham Hotspuri në të kaluarën , duke i dërguar ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ deri në finalen e Champions Leagues.

Jo vetëm Europa konsiderohet një destinacion ideal por edhe Amerika Latine . Marcelo Gallardo i River Plates prej kohësh bën pjesë në listën e ‘’ Los Merengues ‘’, i cili i dha argjentinasve Kupën Libertadores, pikërsiht në shtëpinë e madrilenëve duke mundur në të kaluarën Boca Juniorsin.

46 vjeçari ka treguar se e meriton një eksperiencë tek një klub elite në arenën europiane por gjithsesi duhet theksuar se ‘’ El Muneco ‘’ konsiderohet një opsion paksa i rrezikshëm për arsye se nuk e ka provuar veten ende , sidomos tek një ekip i këtij niveli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy