Barcelona synon rinovimin me Dembele

Barcelona synon rinovimin me Dembele

 Situata e vështirë ekonomike mbetet një ndër problemet më të mëdha të aktualitetit të Barcelonës . Megjithatë katalanasit nuk do të dorëzohen në asnjë moment pavarësisht  gjendjes kaotike .

 Largimit të Lionel Messit i është shtuar dyshimi për të ardhmen e teknikut Ronald Koeman por edhe pse  këto fakte e përkeqësojnë imazhin e të ardhmes , spanjollët s’do të ndalen deri sa ta finalizojnë këtë histori të trishtë .

Situata e komplikuar ia ka shtuar përgjegjësitë drejtuesve të lideruar nga presidenti Joan Laporta po analizojnë rinovimin e  Ousmane Dembeles . Francezi është një element thelbësor për mbarëvajtjen e ‘’ Blaugranëve ‘’ sidomos pas largimit të ‘’ La Pulgas ‘’ sepse ka marrë një përgjegjësi ndryshe në repartin ofensiv.

Kontrata e 24 vjeçarit përfundon në  qershorin e 2022-shit por sipas Mundodeportivos Joan Laporta ka deklaruar se po tenton me çdo mënyrë qëndrimin e 24 vjeçarit në “ Camp Nou “ për shkak të rëndësisë në skemat e trainerit hollandez :

“  Jemi në negociata e sipër për ti vënë pikën kësaj çështje .  Bisedimet me agjentin e tij po avancojnë me ritmin e duhur dhe në disa raste Ousmane ka shprehur se dëshiron qëndrimin  . Nëse do të jetë në formën optimale dhe s’do të vuajë faktin e të qënit jashtë fushave mund të shëndërrohet në një referencë të padiskutueshme në ofensivë dhe me siguri  do ta ndihmojë Barcelonën për të arritur objektivat ‘’, përfundoi manjati spanjoll .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy