
Merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Tottenham Hotspurit.
Përpjekjet e drejtuesve kanë nisur dhe një ndër objektivat e trainerit Igor Tudor do të jetë përforcimi i ofensivës.
Kroati e ka të qartë se duhen investime për tu rikthyer në ekipin e dikurshëm, protagonist në Premier League dhe Champions League.
Numri një i stolit të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ tashmë e ka bërë zgjedhjen dhe flitet për Georges Mikautadze i cili performon për Villarealin.
Gjeorgjiani po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe deri më tani ka gjetur rrugën e rrjetës në 10 raste si dhe ka shërbyer me 4 asiste në 29 sfida.
Traineri Marcelino Garcia Toral ka ditur të marrë maksimumin nga 25 vjeçari, shumë i shpejtë, i frikshëm nga krahët dhe i saktë përpara portës.
Kampionati anglez vijon të jetë një tundim për çdo lojtar, një ndër më të bukurit pa dyshim në këtë sport.
Presidenti i ‘’ Spursave ‘’ Peter Charrington ka deklaruar se do të ofrojë 60 milionë euro për golashënuesin, një shifër e vështirë për tu refuzuar nga ai i ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ Fernando Roig.
Nuk do të jetë gjithsesi e lehtë sepse bëhet fjalë për një lojtar determinant në 11-shen e Marcelino Garcia Toral i cili pas eksperiencës në Ligue 1 dhe Primera Division mund të provojë veten edhe në Premier League.



