Barcelona, deklaron objektivat për merkaton verore

Barcelona, deklaron objektivat për merkaton verore

Duke qenë se jemi në merkaton e janarit, shumë skuadra kanë filluar të përgatiten për fazën më vendimtare të sezonit.

Kjo periudhë konsiderohet përcaktuese për vijimësinë dhe një ndër protagonistët e saj do të jetë edhe Barcelona.

Drejtuesit në fakt po i bëjnë llogaritë edhe për atë të verës por duke iu referuar problematikave të vazhdueshme në aspektin ekonomik, janë përqëndruar tek lojtarët të cilët e përfundojnë kontratën me ekipet aktuale.

Janë tre emrat të cilët po qarkullojnë në zyrat e ‘’ Camp Nout ‘’ dhe flitet për dy mbrojtës dhe një sulmues.

I pari në listë është Jonathan Tah, i cili e finalizon eksperiencën në qershor me Bayer Leverkusenin.

Drupal Ad

Gjermani ka ofruar siguri në prapavijën e ‘’ Aspirinave ‘’, i cili spikat edhe për potencialin në aspektin fizik dhe të qënit tejet luftarak.

Një tjetër objektiv është Jonathan David. Prej sezonesh tashmë kanadezi ka treguar cilësitë në repartin ofensiv, për të cilin janë interesuar edhe të tjerë pretendentë gjatë kohës.

Golashënuesi i Lilles konsiderohet si zëvëndësuesi ideal i Robert Lewandowskit, shumë i frikshëm për çdo rival.

Edhe Joshua Kimmich pëlqehet shumë nga bashkombasi Hansi Flick, i cili mund të aktivizohet si mbrojtës edhe si mesfushor.

Gjermani konsiderohet një ndër lojtarët më të kompletuar në pozicionin e tij dhe mund të rezultojë një goditje për ‘’ Blaugranët ‘’.

Sigurisht spanjollët kanë si qëllim rikuperimin e terrenit të humbur në çdo kompeticion, të cilët kanë nisur një tjetër etapë me ishi-n e Bayern Munchenit në stol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy