Manchester City, sfidon Atletico Madridin për Alex Baenan

Manchester City, sfidon Atletico Madridin për Alex Baenan

Në kontinentin e vjetër si në shumë merkato të tjera do të zhvillohet një tjetër supersfidë, për një lojtar i cili po lë gjurmë në kampionatin spanjoll.

Eshtë Alex Baena, shumë i rëndësishëm tek Villareali por edhe tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’.

Mesfushori ka ditur të jetë deçiziv në momentet kur i është kërkuar dhe Manchester City me Atletico Madridin tashmë i kanë trokitur në derë ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’.

Me vetëm 23 vite mbi supe, Alex Baena ka bërë hapa të sigurtë përpara, i cili spikat për përshtatjen në disa pozicione të mesfushës, i vlerësuar tashmë edhe nga Pep Guardiola dhe Diego Simeone, dy ndër trainerët më të mirë në botë aktualisht.

Interesi i ‘’ Qytetarëve ‘’ dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ sigurisht besohet se do të analizohet, për të cilin presidenti i ekipit nga Castellon Fernando Roig pretendon 60 milionë euro.

Premier League faktikisht vijon të jetë ndër ligat më të preferuara nga lojtarët,sidomos një ekip si bardhekaltërit.

Vlera e përcaktuar nga numri një i ish fituesve të Europa Leagues është e justifikuar plotësisht nga performancat e Alex Baenas, i vlerësuar maksimalisht edhe nga Luis de la Fuente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy