Immobile mendon largimin nga Lazio, i ofrohet Interit

Immobile mendon largimin nga Lazio, i ofrohet Interit

Ciro Immobile, po has vështirësi të mëdha këtë sezon dhe nuk duket në formën e dikurshme.

Sulmuesi e ka humbur vendin e titullarit te Lazio dhe po mendon largimin. Sipas mediave italiane, 34-vjeçari nuk ka marrëdhënie të mira me disa prej drejtuesve dhe dëshiron të ndryshojë ambient.

Italiani i është ofruar Interit, për tu ribashkuar me trajnerin Simone Inzaghi, me të cilin ka kaluar sezonet më të mira në karrierë.

Megjithatë, te Interi e kanë hedhur poshtë hipotezën për një afrim të mundshëm të Immobile-s, për shkak se ka edhe një vit kontratë me Lazion dhe kanë objektiva të tjerë për repartin e avancuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy