Shorti na vë përballë polakëve!/ Gazetari Ajeti: Sfida e vështirë, përparësi për ta terreni vendas dhe tifozëria e zjarrtë

Shorti na vë përballë polakëve!/ Gazetari Ajeti: Sfida e vështirë, përparësi për ta terreni vendas dhe tifozëria e zjarrtë

Polonia do të përballet me Shqipërinë në shortin e playoff-it gjysmëfinal të Botërorit – një rival i vjetër për kuqezinjtë, të cilin Shqipëria e ka mposhtur në Tiranë gjatë eliminatoreve të Europianit.

Gazetari sportiv Jon Ajeti, në një lidhje për “MCN informacion”, parashikon se kjo do të jetë një sfidë e vështirë, ku përparësinë kryesore e ka Polonia falë terrenit vendas dhe tifozërisë së saj të zjarrtë.

Kjo fazë e playoff-it nuk do të jetë e lehtë për asnjë prej kombëtareve, përfshirë edhe ekipet e forta që kanë mbetur. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë. 

Besoj se do të jetë një sfidë shumë e fortë. Përparësia kryesore në Varshavë është terreni vendas dhe tifozët e zjarrtë që ka Polonia. Këta faktorë padyshim i ndihmojnë.

Sipas Ajetit, nga opsionet e mundshme, Shqipëria ka rënë me kundërshtarin më të vështirë. 

Në vazon ku ishte Shqipëria, së bashku me Kosovën, mendoj se Polonia ishte ekipi më i fortë. 

Nuk mund të themi se shanset janë të barabarta, por unë e shoh Shqipërinë me rreth 30% mundësi ndaj polakëve, sepse Polonia ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe ende mbështetet shumë tek Robert Lewandowski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy