Mukiele në orbitën e Real Madridit

Mukiele në orbitën e Real Madridit

 Mbingarkesa e Dani Carvajal në tërë këto vite , sigurisht e ka dobësuar paksa krahun e djathtë të mbrojtjes së ‘’ Galaktikëve ‘’ të cilët në shumë raste kanë provuar me Alvaro Odriozolan dhe Lucas Vazquez , lojtarë që nuk kanë dhënë rezultat  .

Carlo Ancelotti ka theksuar  se kjo situatë nuk mund të vijojë dhe pas hapit të bërë me Kylian Mbappen që praktikisht është një lojtar i spanjollëve dhe dëshirës së pareshtur për Aurelien Tchouamenin ,i ka shkelur syrin Nordi Mukieles së Leipzigut.  

Francezi ka dhënë një kontribut të çmuar për gjermanët duke u klasifikuar ndër anësorët më të mirë dhe ‘’ Los Blancos ‘’ nuk do të gjejnë qetësi deri sa ta përforcojnë këtë repart.  

Mosrinovimi me Leipzigun është një plus për Real Madridin për ta afruar 24 vjeçarin me ‘’ Santiago Bernabeun ‘’ dhe ti japin shansin unik të veshjes së kësaj bluze që peshon shumë.

Stili i lojës së ishi-t të Montpellier  vijon të marrë duartrokitjet e njëpasnjëshme të liderit të stolit dhe kërkesa e tij  është një urdhër për Florentino Perezin i cili mund të ndihet i sigurtë sepse 62 vjeçari  mbetet një ndër teknikët më të spikatur në futboll.

Distancimi nga titujt vijon të jetë një shqetësim për ‘’ Los Merengues “   që janë drejt rindërtimit total , me synimin e dominimit përsëri në sportin më të ndjekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy