
Nëse ekziston një ekip i cili ka derdhur miliona të tërë gjatë viteve të fundit dhe nuk ka mundur të arrijë rezultatet e pritura ai është Arsenali. ‘’ The Gunnersat ‘’ kanë gabuar së tepërmi gjatë merkatove dhe këtë fakt e konfirmuan me nisjen e sezonit në mënyrën më negative të mundshme. Lëvizjet e trainerit Mikel Arteta gjatë merkatove kanë konfirmuar periudhën e vështirë që po përjetojnë kryeqytetasit në të tashmen e cila lidhet me një investim galopant që arrin 630 milionë eurot në 5 vitet e fundit .
Gjigandët e Premier Leagues kanë bërë shumë pak për ta justifikuar një shifër të tillë sepse kanë fituar vetëm dy Fa Cup dhe dy Community Shield. Konkluzioni në këtë rast është shumë evident dhe ka të bëjë me menaxhimin e gabuar i cili nuk i ka dhënë shansin të luftojë siç duhet me kundërshtarët direkt si Manchester City , Manchester United , Liverpool dhe Chelsea .
Pavarësisht të kaluarës së hidhur , Arsenal është përforcuar me lojtarë cilësorë në këtë merkato verore si Ben White , Tomiyasu , Ramshdale dhe Martin Odegaard për të cilët anglezët kanë harxhuar rreth 150 milionë euro , shifër e konsiderueshme për një skuadër që pretendon ngjitjen e shpejtë në elitën e futbollit anglez dhe europian .
Gjithsesi s’duhet anashkaluar fakti se problemi i Arsenalit lidhet në mënyrë direkte me gjetjen e formulave të duhura nga tekniku Mikel Arteta në varësi të kundërshtarëve , mungesa e të cilave i ka lënë prej kohësh në prapavijë ‘’ Topchinjtë ‘’.



