
Si çdo ekip tjetër ndër vite, edhe Manchester United së fundmi është përfshirë në një garë , e cila parashikohet e ashpër për mesfushorin e Palmeiras Luis Guilherme. Sipas Fabrizio Romanos , drejtuesit po e analizojnë me shumë vëmëndje progresin e 17 vjeçarit, për të cilin është interesuar edhe Manchester City, Barcelona dhe Milan. Edhe pse në një moshë të tillë lojtari i lindur në Arcaju ka demostruar një nivel mbresëlënës në një kampionat shumë kompetitiv siç është ai brazilian por duhen patur parasysh edhe kundërshtarët për arsye se konsiderohen ndër më të mirët në ligat respektive dhe më gjerë. Deri më tani, nxënësi i Abel Ferreiras është aktivizuar në 24 sfida me gjigandët e Brazilit por interesi i ekipeve në fjalë natyrisht ia rrit ndjeshëm vlerat.



