Dinamo prezanton trajnerin e ri, Vanoli: Jemi këtu për ta dërguar skuadrën në krye

Dinamo prezanton trajnerin e ri, Vanoli: Jemi këtu për ta dërguar skuadrën në krye

Dinamo ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri, italianin Rodolfo Vanoli. Ky i fundit do të pasojë në stol Beldar Devollin, i cili u largua vetëm pak ditë më parë, për shkak të rezultateve aspak të mira, ku në 7 ndeshje, mori vetëm 1 fitore.

Gjatë prezantimit të tij, Vanoli u shpreh se e njeh Dinamon, pasi ka ndjekur ndeshje të kryeqytetasve, për shkak të miqve të përbashkët që ka me presidentin Ardian Bardhi.

Është kënaqësi të jesh këtu, më vjen mirë dhe jam krenar që do trajnoj një nga klubet më të rëndësishme në Shqipëri. Objektivi i parë është derbi me Tiranën dhe të konkludojë me shpëtimin e sezonit.

Do bëjmë më të mirën për klubin, për presidentin, që në fund të arrijmë atë që duam. Të jemi aty ku na duan tifozët të na shohin dhe jam i bindur se do jemi. Njoha lojtarët që kanë një dëshirë për të luajtur dhe arritur suksese.

Unë Dinamon e njoh prej kohësh, kush nuk e njeh?! Kemi miq të përbashkët me presidentin dhe kam parë ndeshjet.

Vonali deklaroi se në karrierën e tij ka fituar titullin kampion dhe tani është te Dinamo për ta ngjitur skuadrën në krye, por fillimisht sipas tij duhet siguruar mbijetesa.

Kush bën këtë profesion nuk duhet të ketë frikë, sepse transmetohet. Unë vij nga Udinese, kam drejtuar në Europë dhe Ballkan. S’është e lehtë të drejtosh në Slloveni apo Bullgari. Kam fituar titullin kampion.

Unë kur marr në dorë një gjë, jam përgjegjës. Sot jam unë trajner te Dinamo, janë 11 ndeshje dhe shumë pikë në lojë.

Jemi këtu për të zgjidhur problemet dhe të çojmë skuadrën në krye. Me siguri e dimë se përpara se të çojmë klubin në krye duhet të shpëtojmë sezonin. Për këtë kemi 11 finale, këto janë motivet që kemi çdo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy