Atletico Madridi nuk e harron Gonzalo Villar

Atletico Madridi nuk e harron Gonzalo Villar

   Rezultatet e dobëta  në La Liga në ndeshjet e fundit kanë ndezur alarmin tek Atletico dhe bëjnë thirrje për një merkato të fuqishme . Diego Pablo Simeone është një trainer shumë profesionist dhe tashmë e ka të qartë se ku kanë çaluar ‘’ Los Colchoneros ‘’. 

 Mesfusha është një ndër pozicionet që nuk e kanë kënaqur sa duhet argjentinasin i cili është i detyruar të jetë në lartësinë e duhur në lidhje me prurjet ne ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe i  ka hedhur sytë tek Gonzalo Villar .

Spanjolli  është një ndër objektivat e ‘’ El Cholos ‘’ i cili ka filluar të përgatitet për largimet e mundshme të Joao Felix dhe Saul Niguez . Një ndër cilësitë nga të cilat gjigandi i trainingut është impresionuar është se anësori i Romës mund të përshtatet me lehtësi në shumë pozicione të fushes dhe ky fakt e përforcon idenë e ishi-t të Catanias se Gonzalo Villar mund ti shërbejë skemave të tij gjatë ndeshjeve . 

Megjithatë Barcelona dhe Juventusi do ti bëjnë presion të vazhdueshëm kampionëve në fuqi të La Ligas për një lojtar që ka impresionuar me një figurë si Jose Mourinho në pankinën e kryeqytetasve dhe  sigurisht që lufta mbetet e hapur dhe ja vlen për tu ndjekur deri në fund .  

Evolucioni i Gonzalo Villar në një ndër pesë kampionatet më të famshëm të kontinentit të vjetër është një shtysë e madhe për skuadra të këtij niveli për të rikuperuar vlerat e humbura gjatë viteve të fundit dhe Atleticos i mbetet një punë intensive për  të bërë sepse është në qendër të vëmëndjes për faktin e të qënit kampion i Primera Division dhe mbetet për tu parë se si do të reagojë deri në fund  Diego Simeone dhe nxënësit e tij për mbrojtjen e titullit të fituar me aq shumë sakrifica .

 Nxënësi i ‘’ The Special One ‘’ e ka justifikuar besimin e luzitanit me 6 ndeshje deri më tani ku ka treguar shumë cilësi dhe me meritë ka fituar vendin e një titullari absolut tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ , fakt që e bën edhe më të preferuar nga kryeqytetasit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy