Futbollisti kolumbian, James Rodriguez është larguar nga Evertoni dhe nga Europa njëkohësisht. Ish-lojtari i Real Madrid do të vazhdojë karrierën e tij në Katar, teksa ka firmosur me skuadrën e Al Rayyan.
Gjatë verës u përfol shumë për një largim të kolumbianit, por një marrëveshje nuk u arrit. Duke parë se me trajnerit Rafa Benitez në stol nuk kishte minuta, James Rodriguez ka vendosur të ndryshojë skuadër.
30-vjeçari ka kaluar te klubi që është gjithashtu në pronësinë e sheikëve të PSG dhe kjo mund t’i hapë rrugën mesfushorit që në një të ardhme të kalojë te skuadra parisiene.



