Superpritje e dyfishtë e portierit egjiptian, që shpëton portën nga goli i sigurt (VIDEO)

Superpritje e dyfishtë e portierit egjiptian, që shpëton portën nga goli i sigurt (VIDEO)

Dikush mund ta cilësojë si pritjen më të bukur të të gjitha kohërave. Ajo e Mahmoud Gad ishtje një pritje instikti dhe reagimi, por mbi të gjitha forcë fizike. Në 30-minutëshin e pjesës së parë, portieri i Enppi-t ka dalë jashtë zone për të paraprirë topin që po shkonte te sulmuesi kundërshtar. Goditja me kokë e portierit ka shpëtuar vetëm për momentin portën, pasi topi përfundoi te këmbët e lojtarit tjetër kundërshtar, që fluturimthi goditi drejt portës së boshatisur. Në këtë moment, Mahmoud Gad ka nxituar dhe ka grushtuar topin duke e dërguar jashtë, në korne.

Një mrekulli që nuk i ka shërbyer skuadrës së vet për të marrë fitoren, pasi deri në atë moment rezultati ishte 1-0 dhe që përfundoi 4-0 për Pyramids. Java e parë e Premier League egjiptiane që nuk i ka buzëqeshur ekipit të Enppi. Por skadra mund të ngushëllohet me faktin se zbuloi portierin me të dhëna atletike dhe fizike të jashtëzakonshme. Titullar tashmë në seleksionin egjiptian Under23, Mahmoud Gad në sezonin e kaluar pati luajtur vetëm 7 ndeshje. Tashmë e nis me një pritje të jashtëzakonshme që mund t’i sigurojë vendin e titullarit. / Përshtati TemaTv /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy