
Trajneri Nevil Dede, analizoi ndeshjen Erzeni-Dinamo City, e cila u fitua nga shijakasit 2-1.
Dede deklaroi se Dinamo ishte një skuadër apatike në pjesën e parë dhe Erzeni mund të bënte çfarë të donte.
Dinamo, një skuadër shumë apatike. Në pjesën e parë Erzeni mund të bënte çfarë të donte. Skuadër e zgjatur. Nuk e di përse ishin aq apatikë. Edhe Dinamo ka nevojë për kohë.
Është një skuadër e rindërtuar. Morën një fitore ndaj Kukësit, ku edhe mund të mos i merrnin 3 pikët. Një skuadër me kaq shumë emra brenda, duhet të jetë më konstante dhe e ekuilibruar.
Edhe entuziazmi dhe mbështetësit janë një forcë e madhe për Erzenin.
Dinamon mendoj se po e mundon presioni i madh. Nuk po konfiguron veten te katër ekipet e para. Nuk mund të themi se do jetë te 4 skuadrat e para.



