Me titullin thuajse të fituar, Tirana do të presë në shtëpi Kastriotin, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të në Abissnet Superiore.
Bardheblutë kanë premtuar se nuk do të ketë tolerime dhe për këtë arsye do të kërkojnë fitoren.
Për këtë sfidë, e cila mund të luhet në “Selman Stërmasi”, kryeqytetasit duhet të bëjnë me një mungesë të rëndësishme.
Kapiteni i skuadrës, Erjon Hoxhallari u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Egnatias, duke plotësuar numrin e kartonëve dhe për këtë arsye do të mungojë ndaj Kastrioti.



