Solskjaer, trajneri i përkohshëm i Manchester United (VIDEO)

Solskjaer, trajneri i përkohshëm i Manchester United (VIDEO)

Manchester United ka emëruar ish-lojtarin e saj Ole Gunnar Solskjaer si trajner të skuadrës së tyre deri në fund të sezonit.

Solskjaer do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin porguez Jose Mourinho i cili u shkarkuar nga drejtuesit e Manchester United një ditë më parë për shkak te ecurisë së dobët të “Djajve të Kuq”.

Trajneri norvegjez ka kaluar 11 sezone në Old Trafford me fanellën e Manchester United, duke shënuar golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1999.

"Manchester United është në zemrën time dhe është e shkëlqyer të kthehesh në këtë rol. Kjo është një mundësi që duhej ta merrja. Unë mezor po pres për të nisur punën me skuadrën e cila ka shumë lojtarë të talentuar me një staf dhe një në klub profesionist", ishin fjalët e para të Solskjaer si trajner i United.

Ish-sulmuesi 46-vjeçar ka luajtur 366 ndeshje me United, duke shënuar 126 gola në 12 vite karrierë, para se të tërhiqej nga futbolli i luajtur në vitin 2008. Me Norvegjinë Solskjaer ka shënuar 23 gola në 67 ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy