
Problemet e javëve të fundit sigurisht do t’ia vështirësojnë rrugën Barcelonës për arritjen e objektivave, ku kryefjala mbetet shëndërrimi në rivalin e dikurshëm që gjunjëzoi çdo ekip .
Një ndër to është qëndrimi i Ousmane Dembeles në ‘’ Camp Nou ‘’ , lojtër që e përfundon kontratën në 30 qershor dhe akoma nuk është arritur një akord ndërmjet palëve të përfshira.
Mosmarrëveshjet kanë si arsye mosplotësimin e kushteve nga ana e spanjollëve sepse siç dihet francezi është një lojtar shumë i shtrenjtë dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ ky akord parashikohet i komplikuar për arsye se drejtori sportiv i katalanasve Mateu Alemany prej javësh nuk ka komunikuar me agjentët e sulmuesit për ti vënë pikat mbi i .
E vetmja zgjidhje që i mbetet ‘’ Blaugranëve ‘’ është rinegocimi në lidhje me këtë çështje sepse ishi i Borussia Dortmundit konsiderohet një lojtar i jashtëzakonshëm pavarësisht se gjatë karrierës është penalizuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme të cilat nuk e kanë lënë të ngrejë kokën.
Gjithsesi , Barcelona e ka një lloj sigurie sepse vetë 25 vjeçari ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Katalunjë por gjithçka do të vendoset ndërmjet agjentit Moussa Sissoko, Mateu Alemany-t dhe Joan Laportas sepse francezi s’pranon të dorëhiqet nga kërkesat dhe topi tashmë do të jetë në zonën e spanjollëve .
Situata delikate në aspektin ekonomik e pamundëson arritjen e një marrëveshje por duke qenë se dëshira e Ousmane Dembeles lidhet me qëndrimin tek Barcelona , palët e përfshira mund të arrijnë në një konkluzion që do ti kënaqë dhe më pas ta mbyllin këtë çështje e cila është zvarritur shumë në kohët e fundit .
Sakrificat e Joan Laportas në merkaton e janarit arritën të shpërbleheshin me një performancë pozitive në kampionat por fatkeqësisht u eleminuan nga çerekfinalet e Europa Leagues kundër çdo parashikimi nga Frankfurti , kampioni i ri i kompeticionit të dytë europian për nga rëndësia .



