Aston Villa interes për Luis Suarez

Aston Villa interes për Luis Suarez

 Vendimi i Atletico Madridit për të mos ia rinovuar kontratën Luis Suarezit i ka dhënë mundësinë pretendentëve për tu afruar me uruguajanin . 

Pista më e mundshme është konsideruar Amerika por duket se suksesi i sulmuesit në Europë akoma vlerësohet sepse Aston Villa do të tentojë ta rikthejë në Premier League . Krerët e londinezëve e kanë marrë parasysh peticionin e trainerit Steven Gerrard i cili e vlerëson shumë ‘’ El Pistoleron ‘’, lojtar që ka refuzuar disa oferta nga klube të rëndësishme të Brazilit dhe Arabisë Saudite.

 Duke iu referuar këtyre fakteve, Europa mbetet e preferuara e 34 vjeçarit që i dha shumë shpejt rezultatet tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ duke i ndihmuar të ngrejnë përsëri trofeun e La Ligas pas 6 vitesh luftë me Barcelonën dhe Real Madridin .

 Sipas gazetarit  Gerard Romero , duke qënë se golashënuesi e përfundon shumë shpejt kontratën në ‘’ Wanda Metropolitano “ , për Steven Gerrard do të konsiderohej një privilegj për tu takuar përsëri me ish shokun e skuadrës tek Liverpooli, këtë herë në rolin e trainerit .

Por surprizat për lojtarin e kombëtares ‘’ Charrua ‘’ s’do të mbaronin me kaq sepse së fundmi Aston Villa firmosi edhe me Philippe Coutinhon, shok skuadre tek Barcelona i cili ka shpëtuar nga problematikat që s’kishin të sosur në ‘’ Camp Nou ‘’.

Në lidhje me brazilianin,  kryeqytetasit po analizojnë opsionin e blerjes së kartonit që arrin 40 milionë eurot dhe me transferimin e mundshëm të Luis Suarezit do të krijonin një ekip shumë simpatik.

Ky opsion vlerësohet si mjaft  interesant sepse bëhët fjalë për një lojtar i cili kudo ku ka shkelur ka impresionuar  duke demostruar se është një makinë golash. 9 gola dhe 1 asist në 27 ndeshje nuk e kanë bindur Diego Simeonen pavarësisht se argjentinasi gëzon një respekt të madh për Luis Suarezin i cili mund të braktisë Madridin  në ditët e mbetura të merkatos ose gjatë verës së ardhshme .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy