
Merkatoja verore vijon ti imponojë lëvizjet e shpejta Chelseat , skuadër që ka filluar bisedimet me Sevillan për Jules Kounde. Pretendentët për francezin nuk mungojnë por ‘’ Blutë e Londres ‘’ shikohen si më të favorizuar në këtë operacion . Objektivi parësor i Thomas Tuchel është përforcimi i prapavijës për ta ngritur nivelin në sezonin vijues dhe 22 vjeçari i plotëson kërkesat e gjermanit .
Duke qenë se fillimi i garës zyrtare për Chelsean është prapa derës , drejtuesit e tyre nuk duan të humbasin kohë dhe parashikohet se në ditët e ardhshme do të dërgojnë ofertën e parë në adresë të andaluzëve.
Nëse flitet në aspektin e shanseve për sukses pa dyshim Chelsea mbetet një ndër favoritët kryesorë sidomos pas fitimit të Champions Leagues dhe një fakt i tillë konsiderohet maksimalisht nga lojtarë që janë drejt kësaj rruge .
Pavarësisht aspektit sportiv nuk duhet të mënjanohet as ai ekonomik për arsye se Chelsea është një ndër skuadrat më potente në planet dhe në një farë mënyre e lehtëson vendimarrjen e lojtarëve që kanë filluar të spikasin .
Para pak kohësh ‘’ Los Rojiblancos ‘’ deklaruan se nuk do të lejojnë largimin e Jules Koundes nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ për më pak se 75 milionë euro , shifër që s’besohet se do të rezultojë një problem për xhepat e miliarderit Roman Abramovich i cili s’kërkon të ndalet në lidhje me sukseset e skuadrës së tij të zemrës.
49 ndeshje dhe 4 gola i shërbyen Jules Koundes për të rritur nivelin dhe tashmë i mbetet në dorë spanjollëve për të vendosur për talentin nga Parisi .



