
Saimir Patushi nuk është më trajneri i Burrelit. Klubi i Kategorisë së Parë, pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore, ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin 45-vjeçar.
Barazimi i fundit me Lushnjën, duket se e ka sosur durimin e drejtuesve, të cilët i kanë komunikuar shkarkimin Patushit.
Pas 11 javëve të para, Burreli renditet në vendin e 8-të me 13 pikë. Tashmë drejtuesit kanë nisur nga puna, për të gjetur trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.



