Barcelona nuk e harron Rabiotin

Barcelona nuk e harron Rabiotin

Largimi i Sergio Busquets natyrisht do të lërë një boshllëk në mesfushën e Barcelonës për arsye se ndër vite ka rezultuar një ndër më të rëndësishmit dhe menjëherë drejtuesit e kanë filluar ofensivën për ti gjetur një zëvëndësues. Adrien Rabiot është një ndër të preferuarit e Xavi Hernandezit , i cili nuk ka ofruar rendimentin e pritur tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’. Francezi e përfundon kontratën në 30 qershor me italianët dhe ‘’ Los Cules ‘’ do të tentojnë transferimin e 28 vjeçarit me parametër zero në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’. Ndërkohë që numri një i stolit Massimilliano Allegri ka kërkuar qëndrimin e Adrien Rabiot në ‘’ Allianz Stadium ‘’ pavarësisht se tratativat nuk kanë patur sukses duke e vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e ishi-t të Paris St Germain për më gjatë tek ish fituesit e Scudettos për nëntë sezone rradhazi. Barcelona e përfundoi sezonin me dy trofe shumë të rëndësishëm si La Liga dhe Superkupa e Spanjës dhe do të tentojë të mos devijojë nga kjo rrugë në vijuesin , me objektivin kryesor i cili lidhet me fitimin e Champions Leagues.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy