Jose Mourinho, afër Fenerbahces

Jose Mourinho, afër Fenerbahces

Pas ofertave të majme në kohët e fundit, sidomos nga Arabia Saudite, për Jose Mourinhon tashmë ekziston një tjetër mundësi por në kontinentin e vjetër.

Sipas ‘ Sky Sports ‘, italiani është afër firmosjes me Fenerbahce, një ndër klubet me më shumë traditë në Turqi.

Tentativa e drejtuesve tregon se aspirojnë për tu rikthyer sa më shpejt tek suksesi dhe ‘’ The Special One ‘’ e garanton atë.

Thuhet se shumë shpejt luzitani do të bëjë gati valixhet për të udhëtuar drejt Stambollit, kontrata e të cilit do të jetë e vlefshme deri në 2026-tën.

 

Drupal Ad

 

 

 

Fakti se flitet për një prej trainerëve më të mirë të botës besohet se mbështetja do të jetë e fortë nga ana e drejtuesve dhe sidomos tifozerisë së zjarrtë të këtij klubi.

Edhe në aspektin e merkatos priten ndryshime pasi çdo lojtar do të ishte i privilegjuar nëse do të vihet nën urdhërat e ishi-t të Portos, Interit, Manchester United ndër të tjerë, i cili ka lënë gjurmë në çdo ekip që ka drejtuar.

Që nga janari i këtij viti 61 vjeçari ishte i lirë për të negociuar me çdo klub dhe të qënit pjesë e Fenerbahces natyrisht do të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy