Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona

  Pas firmosjes me Anthony Gordon drejtuesit e Barcelonës vijojnë me përpjekjet për të siguruar të tjerë elementë në lidhje me merkaton e verës. 

Për arritjen e objektivave sigurisht priten edhe largimet nga ‘’ Camp Nou ‘’ dhe një ndër emrat më të përforlur është ai i Fermin Lopezit. 

Duke ditur që Robert Lewandowski do ti japë së shpejti lamtumirën ‘’ Los Cules ‘’, mbushja e boshllëkut është një ndër detyrat kryesore të Joan Laportas.

 Flitet se një ndër të sakrifikuarit do të jetë Fermin Lopez i cili ka zhvilluar një sezon premtues, i pretenduar tashmë nga Manchester United dhe Chelsea.

 Interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe ‘’ Bluve të Londres ‘’ natyrisht e ka entuziazmuar kreun e presidencës duke qenë se shquhen si tejet potentë në aspektin e ofertave. 

Edhe pse do të jetë një humbje në atë sportiv, përforcimi i arkave është natyrisht një detyrë emergjente për spanjollët. 

Duhet kujtuar se një ndër objektivat më të rëndësishëm të ish fituesve të Champions Leagues është Julian Alvarez dhe për ta arrirë duhet me patjetër ti hapin derën largimeve. 

Nëse do të jetë pjesë e ‘’ Blaugranëve ‘’ argjentinasi  sigurisht do ti japë startin një revolucioni në 11-shen e Hansi Flickut, një trainer i cili po i bën shumë mirë detyrat.

 23 vjeçari e finalizoi sezonin me 13 gola dhe 17 asiste në 48 sfida i cili ndoshta shumë shpejt do të jetë pjesë e Premier Leagues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy