
Mungesa e minutave tek Chelsea, i ka siguruar një tjetër pretendent mbrojtësit Trevor Chalobah. Pas Bayern Munchenit dhe Interit, edhe drejtuesit e Manchester United kanë nisur tratativat pçr 24 vjeçarin nga Sierra Leone.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë humbur ndjeshëm terren në repartin defensiv gjatë sezonit aktual dhe Erik Ten Hag po jep maksimumin për ta ndryshuar situatën në fazën më të rëndësishme.
Humbja e protagonizmit nga nxënësit e hollandezit, të cilët e nisën keq sezonin duke u eleminuar nga grupet e Champions Leagues, vijon të jetë një fakt shqetësues dhe natyrisht prioritet për ishi-n e Ajaxit është përfundimi i kësaj historie sa më shpejt të jetë e mundur.
Momentalisht 20 herë kampionët e Premier Leagues janë të distancuar 8 pikë me vendet që të sigurojnë pjesëmarrjen në Europë, drejtuesit e të cilëve do të insistojnë deri në momentin e fundit të merkatos për të transferuar lojtarë cilësorë në ‘’ Old Trafford ‘’.



