
Pas ofertës së Newcastles për Jan Oblak , Atletico Madridi e ndjen se duhet të përfshihet fuqishëm në merkato për ti gjetur një zëvëndësues sllovenit .
Bardhezinjtë janë ekipi më i fuqishëm në planet dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ nuk mund ta përjashtojnë largimin e sllovenit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , kontrata e të cilit finalizon në 2023-shin dhe e konsiderojnë merkaton verore një moment ideal për ta shitur gardianin e portës.
Reagimi mbi këtë ngjarje rezultoi i menjëhershëm nga ana e drejtuesve duke spikatur portierin e Benfikës Odysseas Vlachodimos që konsiderohet një perlë në ‘’ Estadio Da Luz ‘’.
Kryeqytetasit synojnë të përsërisin të njëjtën formulë si disa vite me përpara me Jan Oblak i cili la gjigandët e Portugalisë për tu nisur drejt Madridit dhe për 8 vite me la shenjë duke tejkaluar madje pritshmëritë me klasifikimin ndër portierët më të mirë në botë.
Do të bëhet hera e disatë që tentohet transferimi i Odysseas Vlachodimos që ka marrë konfirmimin nga Diego Simeone, gjithmonë nëse Jan Oblak do ti braktisë spanjollët.
Ky sezon po shkon shumë mirë për portierin grek i cili në 39 ndeshje ka pësuar të njëjtën sasi golash dhe e ka lënë kuadratin e bardhë të paprekur në 15 raste duke treguar se mund të funksionojë tek një Atletico i etur për të fituar trofe, rrugë prej të cilës është distancuar disi por ‘’ El Cholo ‘’ vijon me filozofinë e mosdorëzimit në asnjë moment që i ka prodhuar Atleticos një sukses të jashtëzakonshëm me kualifikimin në ‘’ Old Trafford ‘’ për në çerekfinalet e Champions Leagues.
Mënyra e komportimit të madrilenëve në fushën e lojës është sa tërheqëse aq edhe surprizuese sepse atëherë kur nuk e mendon arrin të befasojë , një plus më tepër për nxënësit e trainerit argjentinas që s’bën gjë tjetër veçse e rrit cilësinë e këtij institucioni vit pas viti .



