
Orët e fundit kanë rezultuar determinante për të ardhmen e Jose Mourinhos.
‘’ The Special One ‘’ do të rikthehet në Portugali për të drejtuar Benfikën.
62 vjeçari e nisi karrierën si trainer nën drejtimin e ‘’ Shqiponjave ‘’ dhe pas sukseseve ndër vite në kontinentin e vjetër, do të ketë edhe njëherë shansin për të treguar cilësitë.
Pas fillimit jo të mirë të sezonit, presidenti i Benfikës vendosi për një ndër trainerët më të mirë të botës, i cili sigurisht së fundmi ka patur disa oferta.
Goditja më e rëndë për gjigandët e Portugalisë ishte humbja kundër modestëve të Karabakut në Champions Leagues, e cila i dha fund eksperiencës së Bruno Lages.
Ishi i Romës vjen pas disa eksperiencash në klubet më të rëndësishëm të ligave përkatëse dhe dyert e ‘’ Estadio La Luzit ‘’ janë hapur përsëri për të.
Historikisht në ligën portugeze kanë dominuar Porto, Sporting Lisbona dhe Benfika por duhet theksuar edhe eksperienca e këtij traineri në kompeticionet europiane, tek të cilat ka lënë gjurmë në të shkuarën.



