Dede: Deklarata e Kolelës, i jep moral rivalëve. Nuk dihet kush është lideri i Partizanit

Dede: Deklarata e Kolelës, i jep moral rivalëve. Nuk dihet kush është lideri i Partizanit

Nevil Dede, trajner futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, bëri një analizë për Partizanin.

Referuar deklaratës së Xhovani Kolelës, pas humbjes me Vllaznisë, ku u shpreh se të kuqtë nuk janë skuadër që vrasin kampionatin, Dede tha se kjo i jep moral rivalëve.

Sipas Dedes, Kolela nuk merr përgjegjësi të mëdha dhe nuk dihet kush është lideri i skuadrës.

Kolela pas çdo ndeshje, ka dhënë një imazh, mundohet të jetë i sinqertë, brenda deklaratës ka shumë pikëpyetje. Në deklaratën e tij, më shumë shikoj konstatim, sesa analizë. Ai nuk e vë skuadrën në presion. Nëse i mban Partizanit profilin e ulët, i jep moral Tiranës dhe kundërshtarëve, që nuk beson për kampion.

Trajneri nuk merr përsipër përgjegjësi të mëdha. Në këtë Partizan, unë nuk e di kush është lideri i skuadrës. Lideri nuk po krijohet. Trajneri nuk bën rolin e liderit, por mban profilin e ulët. Partizani ka shpërdoruar shumë. Logjika e ndeshjes, u prish pas zëvendësimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy