Hysaj dhe Reja para ndeshjes me Bjellorusinë: Objektiv fitorja, por frikë mbetet forma fizike

Hysaj dhe Reja para ndeshjes me Bjellorusinë: Objektiv fitorja, por frikë mbetet forma fizike

Në prag të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë e cila luhet të premten në transfertë, trajneri i Kombëtares Edi Reja thotë se objektiv mbetet fitorja. Tekniku italian shton se i druhet formës fizike të skuadrës sonë, ndërsa vlerëson edhe kundërshtarin.

Objektivi i Shqipërisë- "Objektivi është të fitojmë, mundësisht grupin. Tani të shohim gjendjen fizike se lojtarët nuk e kanë nisur ende kampionatin ndërsa Bjellorusia është në mes të aktivitetit. Gjatë javës i kam parë mirë. Nuk di nëse do të mund të përballojmë 90 minuta, por një orë po, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.

Skuadrën bjelloruse e njoh, e kam studiuar. Është skuadër e fortë që luan në grup. Më pëlqen Marinoviç, Dragun, ka të rinj. Ka disa vlera të mira, nuk do të jetë e lehtë për ne të triumfojmë, por do të bëjmë maksimumin."

Kush luan nesër? "Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit."

Shqetësimet- "Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje."

Mungesa e Memushajt- "Do të jetë e vështirë pa cilësitë e Memushajt. Mund të provojmë Laçin, por edhe ai ka pasur disa probleme fizike. Nëse nuk do të zgjedhim dot Laçin, do të zgjedhim Abrashin, i cili mund ta bëjë në atë rol."

Hysaj në treshen e mbrojtes? "Nuk kam ndërmend ta vendos Hysaj në mbrojtje. Vrapon shumë është në formë të mirë, mund të bëjë fashën e djathtë shumë mirë. Te Napoli ka kaluar një fortë të mirë, shënoi gol dhe nuk kam ndërmend ta rreshtoj në treshen e mbrojtes."

Rikthimi i Sadikut- "E kam marrë në konsideratë faktin që mund të luajë Sadiku me Cikalleshin. Sadiku lëviz shumë, ka njohje shumë të mirë me portën dhe është në formë të mirë. Kemi dhe Balajn që ka shfaqur një formë të mirë në stërvitje, shënoi 3 gola në miqësore. Nuk më shqetëson faza sulmuese, kam alternativa dhe lojtarë që gëzojnë formë të mirë."

Kundërshtari- "Do ishte rezultat i mirë të merrnim 4 pikë në ndeshje. Luajmë kundër Bjellorusisë që ka nisur kampionatin dhe është në formë të mirë. Shpresoj që ta kompensojmë formën e mirë me dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin."

Biseda me Dukën- "Me presidentin folëm për situatën e tanishme dhe të pazakontë nga COVID, duhem që mos ndodhë gjë gjatë 90 minuta. Kam marrë një hajmali. Kemi 3 zëvendësime që për mua janë pak. Do ishte më mirë të kishim 5 zëvendësimet si në kampionatet e tjera."

Sakaq për kapitenin Elseid Hysaj me shumë rëndësi është që fillimin ta kemi pozitiv.

Kthim pas 9 muajsh- "Jemi bashkuar si më përpara. U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjemë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njeri-tjetrin."

Largimi i Bashës dhe Mavrajt-"Dua të falënderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë në Kombëtare, por futbolli kështu është, vjen një moment kur secili do largohet kur e shikon të arsyeshme."

Të rinjtë- "Mendoj se kemi të rinj të talentuar dhe mund të ecim shumë me ta. Me të rinjtë po mundohemi t’i fusim në grupin tonë dhe po ju japim një dorë për tu ambientuar me Kombëtaren. Ne po nxjerrim shumë lojtarë të rinj, të cilët kërkohen nga ekipe të rëndësishme. Janë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë shumë. Janë të rinj dhe e kuptojnë futbollin, po futen në grupin tonë."

Forma- "Forma ime nuk është 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Ekipi kundërshtar ka filluar kampionatin, ndërsa ne jo. Ne duhet të kuptojmë kur të sulmojnë e kur të mbrohemi. Kështu që, do të kemi disi probleme në formën fizike."

Sskema"Kam provuar shumë role të ndryshe me ekipin e Napolit dhe Kombëtaren. Besoj se mund të ambientohem. Kam eksperienca që kam e kuptoj si duhet të përshtatem në çdo rol."

Vendi në Ligën e Kombeve- "E rëndësishme është që ta fillojmë mirë ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati të luftojmë për 3 pikë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy