
Mbrojtësi i Kombëtares, Enea Mihaj ka ndryshuar skuadër, teksa është larguar nga grekët e PAOK.
24-vjeçari është zyrtarizuar në elitën e futbollit në Portugali, aty ku ka firmosur me skuadrën e Famalicao.
Një lëvizje surprizë kjo nga mbrojtësi shqiptar, i cili shpreson të gjejë më shumë minuta, për të treguar aftësitë e tij, diçka që nuk iu realizua te PAOK.
Përveç PAOK, gjatë karrierës së tij, Mihaj ka luajtur edhe me skuadrën tjetër greke, Panetolikos.



