Bayern  në sulm për Seskon

Bayern në sulm për Seskon

 Red Bull Salzburgu  prej vitesh është karakterizuar si një prodhues talentësh , fakt që e provoi edhe me Erling Haaland , për të cilin pothuajse çdo ekip i elitës ëndërron ta ketë në përbërje.

18 vjeçari Benjamin Sesko vijon të jetë risi tek austriakët  dhe shumë shpejt ka impresionuar Bayern Munchen .

Dyert e ‘’ Allianz Arenas ‘’ tashmë janë hapur për quajturin ndryshe trashëgimtarin e Robert Lewandowskit që do ti japë shumë shpejt fund eksperiencës në Bavari dhe gjasat janë se do të firmosë për Barcelonën .

Largimi i polakut do të shkaktojë një boshllëk të madh në ofensivën e gjermanëve dhe Benjamin Sesko  do të ketë një shans që zor se të vjen shumë herë në karrierë.

Me Julian Nagelsmann praktikisht të larguar , Bayern Munchen do të përfshihet totalisht në merkato për të hedhur pas krahëve peripecitë e kohëve të fundit dhe me eksperiencën e madhe mbi supe sigurisht do të hapë një tjetër derë me objektivin e akumulimit të titujve, me Champions Leaguen si prioritet absolut.  

Benjamin Sesko karakterizohet nga komponentë mbresëlënës , si përshembull gjatësia që e favorizon në dyluftimet me kundërshtarët dhe një fizik shumë potent i cili e ndihmon për të qenë efikas në zonën e rreptësisë , fakt që e ka konfirmuar me 9 gola  dhe dy asiste në 30 sfidat e deritanishme.

Bayerni tashmë e ka bërë zgjedhjen dhe topi do të jetë në anën e drejtuesve të Salzburgut sepse do ti duhet të vendosin mbi këtë lojtar  që e ka shtuar entuziazmin në ‘’ Red Bull Arena ‘’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy