
Një incident është shënuar sot në ndeshjen Laçi-Kukësi për llogari të javës së 13 të Superligës.
Burime bëjnë me dije se drejtues të ekipit të Laçit kanë tentuar të godasin arbitrin e ndeshjes pas përfundimit të 90 minutave. Kurbinasit i janë drejtuar gjyqtarit Kreshnik Bajramaj, por në atë moment ka ndërhyrë policia duke shmangur konfliktin.
Gjithsesi gjyqtari i ndeshjes nuk ia ka hedhur paq pasi në drejtim të tij janë lëshuar shumë ofendime. Pritet me kuriozitet vendimi i Disiplinës për këtë rast.
Për t’u theksuar që këtë ndeshje Laçi e fitoi 3-2 kundër Kukësit. Kjo ishte fitorja e dytë për kurbinasit pasi pak ditë më parë mposhtën Partizanin.



