Liverpooli, gjen mbrojtës tek Roma

Liverpooli, gjen mbrojtës tek Roma

  Një ndër objektivat e Andoni Iraolas tek Liverpooli vijon të jetë përforcimi i krahut të majtë të mbrojtjes. 

‘’ Të Kuqtë ‘’ e konsiderojnë të domosdoshëm transferimin e një elementi që bën diferencën dhe e kanë vënë fokusin tek Wesley.

 Braziliani po zhvillon sezonin e dytë me Romën i cili në korrikun e 2025-sës u transferua nga Flamengo për afro 30 milionë euro.

 Kontrata i përfundon në 30 qershorin e 2030-tës, shumë i rëndësishëm për Gian Piero Gasperinin. 

Por edhe në Premier League do të zhvillohet një derbi londinez ndërmjet Arsenalit dhe Tottenham Hotspurit për shërbimet e 23 vjeçarit. 

Në sezonin e parë tek ish fituesit e Conference Leagues nën drejtimin e Jose Mourinhos kontriboi me 5 gola dhe 2 asiste në 39 sfida ndërsa në aktualin numëron 6 të tilla.

 ‘’ Verdhekuqtë ‘’ nuk e konsiderojnë largimin e Wesley-t nga ‘’ Olimpico ‘’ i cili sipas ‘ Transfermarkt ‘ e ka vlerën e kartonit 40 milionë euro.

 Ish fituesit e Champions Leagues shquhen si shumë potentë në aspektin ekonomik por strategu italian beson se me prezencën e amerikano-jugorit në repartin defensiv kryeqytetasit do të jenë më efikasë gjatë sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy