Tottenhami nuk e përjashton shitjen e Richarlison

Tottenhami nuk e përjashton shitjen e Richarlison

Humbja e protagonizmit tek Tottenhami , e ka vënë në dyshim qëndrimin e Richarlison për më gjatë.

Sipas ‘ Football Insider ‘, interesi përsëri i Al- Ittihad i ka bërë të mendojnë drejtuesit e londinezëve, të cilët mund t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ White Hart Lane ‘’ , pasi pavarësisht problemeve në kohët e fundit, braziliani mbetet një sulmues shumë cilësor.

Flitet për një ofertë rreth 70 milionë euro nga arabët, e cila mund të rezultojë e mjaftueshme për kryeqytetasit.

Vetëm 2 gola dhe 3 asiste në 13 sfidat e sezonit aktual, konsiderohet një statistikë tepër e vakët , e cila nuk i përmbush pritshmërite e trainerit Ange Postecoglou dhe kalimi i mundshëm i ishi-t të Evertonit në Arabinë Saudite mund të jetë fillimi i një eksperiencë të re në karrierë , në një kampionat shumë larg atyre në Europë në aspektin cilësor, por në lidhje me anën ekonomike është shëndërruar në destinacionin e preferuar për shumë lojtarë në vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy