Nainggolan pas largimit nga Inter: Conte trajner i madh, por mua më lëndoi

Nainggolan pas largimit nga Inter: Conte trajner i madh, por mua më lëndoi

Radja Nainggolan u largua për herë të dytë para pak ditësh nga Inter-i duke firmosur në huazim për Cagliar-in, klubin që e afirmoi në futbollin e madh. Belgu u pa si shpëtimi i mesfushës te zikaltërit, por dështoi edhe një herë të merrte rolin e udhëheqësit, pasi luajti shumë pak minuta në 4 muajt e fundit.

Në intervistën e dhënë për ‘Corriere dello Sport’ Nainggolan thotë se Conte është një trajner i madh, por atë e ka bërë të ndihet keq. Kjo pasi sipas belgut trajneri i Interit e bëri fajtorin e madh për një ndeshje të humbur ku ai luajti për vetëm 8 minuta.

“Conte është një trajner i madh, por jam ndjerë i lënduar kur në një ndeshje më dhuroi vetëm tetë minuta kohë dhe më pas më bëri mua fajtor për gjithçka kishte ndodhur. Çfarë mund të bëja në tetë minuta? Por, atëherë nuk kam hapur polemika dhe nuk do ta as tani.

Kështu shkoi aventura. Un tani jam gati për t’u integruar se kam qenë i rregullt, kam qenë në çdo stërvitje dhe nuk kam qenë asnjëherë as një minutë me vonesë,”- u shpreh Nainggolan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy