
Bashkim Fino ka akuzuar kreun e FSHF-së, Armand Dukën se po tenton të manipulojë delegatët. Sipas Finos, Duka po u telefonon delegatëve duke i ftuar që të darkojnë tek hotel "Adriatik" në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president, por që asgjë nuk është e vërtetë.



