
Kvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen vijojnë të jenë dy prej referentëve të padiskutueshëm të Napolit, të cilët i ndihmuan italianët për të fituar Serinë A sezonin e kaluar.
Gjatë merkatos së janarit disa ekipe janë interesuar për shërbimet e tyre dhe në rastin e gjerorgjianit, agjenti i tij ka komentuar mbi të ardhmen : “ Kvicha ka rinovuar me Napolin por nuk besoj se do të qëndrojë gjithmonë këtu. Përpos ofertave të majme nga Arabia Saudite, mund të transferohet tek një ekip elite në Europë ‘’, përfundoi Mamuka Jugeli.
Pavarësisht tentativave të Manchester City-t, Real Madridit dhe Paris St Germain, mesfushori vijon i përqëndruar maksimalisht tek ‘’ Il Partenopei ‘’, ndërsa për Victor Osimhen drejtuesit e Chelseat po punojnë intensivisht për ta vënë në dispozicionin e Mauricio Pochettinos, ekipi i të cilit vijon të hasë probleme në Premier League.



