
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Egantias.
Tekniku i korçarëve, zbuloi se do të ketë 3 mungesa të rëndësishme, siç janë Pecani për shkak dëmtimi dhe Prençi e Liço, për shkak kartonësh.
Gvozdenovic, deklaroi se ekipi duhet të reagojë me çdo kusht ndaj Egnatias, pasi vijnë pas dy humbjeve radhazi.
Askush nuk e di rezultatin para ndeshjes, por duhet të reagojmë me çdo kusht. Pa humbjes me Laçin dhe Vllazninë, është momenti për reagim. Do flasim pas ndeshjes si jemi. Laçi e meritoi, për Vllazninë kam tjetër mendim. Kishim karton të kuq, ishte shumë e vështirë. Ishim pafat., sepse e pësuam me autogol.
Kur ishim 0-0, e kishim ne që kishim rast për gol, me Liçon dhe Rashicën. Të gjithë gabojmë, edhe unë si trajner. Punojmë në stërvitje të mos përsërisim gabimet. Do e shikojmë nesër, si do jetë. Kemi 3-4 opsione për formacionin. Edhe Pecani do të mungojë, përveç Liços dhe Prençit. Kemi opsione, edhe për të ndërruar edhe sistemin edhe lojtarët. Sot do vendosim.



