Chelsea, opsion për Samu Omorodion

Chelsea, opsion për Samu Omorodion

Huazimi i Samu Omorodion nga Atletico Madridi tek Deportivo Alaves në sezonin e kaluar sigurisht ka vënë në dukje performancën e shkëlqyer.

Sulmuesi e ka shfrytëzuar në maksimum mundësinë e dhënë dhe po përgatitet për vijimësinë, për të cilin Chelsea ka shfaqur interes.

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike dhe ambicja për të vijuar eksperiencën tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë dy objektiva të 20 vjeçarit por jo vetëm ‘’ Blutë e Londrës ‘’ por edhe Roma me Napolin do të masin forcat për të siguruar shërbimet e tij.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas ‘ As ‘, drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë shprehur në lidhje me Samu Omorodion dhe Diego Simeone synon qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, të cilin e ka krahasuar me Diego Costen, në aspektin fizik dhe efektivitetin në metrat e fundit.

Momentalisht, gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm po shqyrtojnë hapin e rradhës, të cilët mund ta huazojnë për të fituar me shumë minuta në ndonjë ekip tjetër ose të kenë në përbërje për sezonin e ri, i cili do të jetë i gjatë dhe me të papritura.

Lojtari i lindur në Melilla të Spanjës kontriboi me 8 gola dhe 1 asist në 34 ndeshjet e sezonit të kaluar tek Deportivo Alaves, ekip mesatar në La Liga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy