Arsenali pret oferta për Lacazetten

Arsenali pret oferta për Lacazetten

 E ardhmja e Alexandre Lacazettes konsiderohet gjithnjë e më larg Londrës dhe Arsenalit si ka mbetur gjë tjetër veçse të presë për largimin e francezit .

‘’ Topchinjtë ‘’ nuk e kanë në plan për të ardhmen ishi-n e Lyonit dhe në kohët e fundit është përfolur për disa destinacione , ndër të cilat edhe një rikthim tek ‘’ Les Gones ‘’.

Megjithatë Atletico Madridi , Interi dhe Barcelona i kanë lënë për të kuptuar se mund të përfaqësohet ende në elitë sepse cilësitë e tij garantojnë suksese në ofensivë në të ardhmen .  

Me largimin e Pierre Emerick Aubameyang , tek të besuarit e Mikel Artetas janë shtuar dyshimet për arritjen e objektivave dhe qartësisht spanjolli duhet të vërë në dispozicion të së ardhmes të gjitha njohuritë të shoqëruara këto me një investim të bujshëm për të arritur në konkluzionet e dëshiruara .

Momentalisht nuk ekziston asnjë ofertë konkrete nga  klubet e interesuara dhe londinezët janë në pritje sepse po i mëshojnë fort një revolucioni jo vetëm në ofensivë por edhe në repartet e tjera për ta shëndërruar Arsenalin në atë skuadrën e furishme të shumë viteve me përpara , me lojtarë si Thierry Henry , Ljunberg, Berkamp apo Pires ndër të tjerë që i shëndërruan ‘’ The Gunners ‘’ në një rival të rrezikshëm në çdo kompeticion të drejtuar nga një dorë e hekurt si francezi Arsene Wenger .  

Pozicioni aktual në tabelë nuk jep shumë shpresë se mund të përfaqësohet në Uefa Champions League në sezonin vijues por mbetet për tu parë se  a do të mund ta thyejnë akullin djemtë e Mikel Artetas apo do të vijojë e njëjta histori që do të riktheksojë zhgënjimet e mëtejshme të 13 herë kampionëve të Premier Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy