
Ecuria e mrekullueshme e Florian Wirtz me Bayern Leverkusenin është pasuar me interesin e disa klubeve me emër . Real Madridi , Bayern Muncheni dhe Barcelona kanë nisur prej kohësh tratativat për ta larguar mesfushorin nga ‘’ Aspirinat ‘’ , drejtuesit e të cilëve tanimë e kanë përcaktuar çmimin për yllin e skuadrës. Gjermanët synojnë minimalisht 100 milionë euro për 19 vjeçarin, i cili konsiderohet një ndër talentët më premtues në kontinentin e vjetër, i domosdoshëm në skemat e Xabi Alonsos. Do të jetë një sfidë e ndërlikuar pasi pretendentët shquhen për potencialin në aspektin ekonomik, edhe pse ‘’ Blaugranët ‘’ prej vitesh po përjetojnë një situatë paksa delikate. Natyrisht , Florian Wirtz konsiderohet një ndër protagonistët e merkatos së verës dhe duhet parë se cili ekip do të ketë fatin ta ketë pjesë në të ardhmen.



