
Fuqizimi i ofensivës , sidomos pas largimit të Luis Suarez është një ndër çështjet më të rëndësishme që duhet të zgjidhë Atletico Madridi gjatë merkatos.
Të besuarit e Cholo Simeones ndihen të privilegjuar për faktin e të përfaqësuarit të një ekipi kaq të suksesshëm që drejtohet nga një teknik që konsiderohet ndër më të mirët në këtë profesion.
‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë preferuar Valencian si ndalesën e rradhës , ekip në të cilin ka impresionuar Maxi Gomez .
Sipas ‘ Superdeportes ‘ , spanjollët tashmë kanë nisur zyrtarisht tratativat për transferimin e uruguajanit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, lojtar që e njeh shumë mirë La Ligan për arsye të së kaluarës në ‘’ Balaidos ‘’ kur mbronte ngjyrat e Celta Vigos .
Bardhezinjtë janë të detyruar të shesin lojtarë për të krijuar një ekuilibër në aspektin ekonomik, pretendim të cilit i bashkohet edhe rendimenti i vakët i 25 vjeçarit për të cilin shanset janë reduktuar në lidhje me të ardhmen në ‘’ Mestalla ‘’ sidomos pas uljes në stol të Gennaro Gatussos.
Maxi Gomez prej pesë sezonesh performon në La Liga dhe ka fituar eksperiencën e nevojshme për tu transferuar në çdo ekip të elitës . Interesi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ konsiderohet një shans që s’duhet humbur sepse garanton pjesëmarrjen në Uefa Champions League dhe sigurisht në atë të përfitimit.
Fillimisht flitej se Valencia kërkonte 15-20 milionë euro por nevoja emergjente për të mbushur arkat i ka bërë drejtuesit ta reduktojnë në 10-12 milionë euro kërkesën për golashënuesin nga Paysandu.
Tek madrilenët kërkesat janë më të mëdha pavarësisht se Valencia meriton respekt për shkak të së kaluarës por prej shumë vitesh ‘’ Los Valencianistas ‘’ kanë mbetur në vendnumëro , arsye e cila nuk ka bindur shumë lojtarë për të qëndruar edhe më gjatë .
Ishi i River Plates e ka analizuar me detaje lojën e Maxi Gomezit dhe ka arritur në konkluzionin se mund të kontribojë me sukses në vijimësi dhe fakti i të qënit një ekip tejet kompetitiv gjithmonë i afron lojtarët e spikatur me ish kampionët e La Ligas.



