
Falë paraqitjeve të shkëlqyera me Romën, Romelu Lukakut po i shtohen pretendentët.
Al- Hilal i ka trokitur në derë belgut, kartoni i të cilit është në pronësi të Chelseat.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘, arabët po i lëvizin me shpejtësi gurët dhe kanë menduar një ofertë për dy vite, e shoqëruar me një përfitim prej 30 milionë eurosh për 30 vjeçarin, shifër që mund ta bindë për tu larguar nga ‘’ Olimpico ‘’ gjatë merkatos së verës .
Ndërkohë, ishi i Manchester United po e analizon me kujdes hapin e ardhshëm, një lojtar i cili spikat për fizikun potent dhe faktin e të qënit shumë i rrezikshëm në metrat e fundit.
I ashtuquajturi ‘’ Bualli ‘’ konsiderohet ndër sulmuesit më cilësorë në qarkullim, i cili ka kontribuar me 15 gola dhe 2 asiste në 26 sfidat e sezonit aktual me ‘’ Verdhekuqtë ‘’.
Pa dyshim që në kohët e fundit Arabia Saudite është preferuar nga shumë lojtarë dhe trainerë të njohur dhe në vijimësi pritet edhe reagimi i Romelu Lukakut.



