Bale zbulon të ardhmen

Bale zbulon të ardhmen

 Drejt fundit të kontratës  me Real Madridin e cila do ta bëjë xhiron e  mbetur në  verën e ardhshme , sulmuesi Gareth Bale ka shpalosur idetë mbi vijimësinë.  

Për çdo lojtar të njohur , Botërori është arritja më e madhe në karrierë , dhe 32 vjeçari synon të shijojë emocionet e të qënit në Katar  . Por plani i ishi-t të Tottenham Hotspurit mund të ndryshojë nëse kombëtarja e tij nuk do të sigurojë kualifikimin dhe me shumë gjasa do të varë këpucët në gozhdë. 

Italianja ‘ SkySports ‘ ka deklaruar se  ky është një shans ideal për Gareth Bale për të treguar se sa vlen , në një kompeticion me shumë peshë i cili do të reflektojë sakrificat e katër viteve për lojtarët që do të kenë fatin ta shijojnë . Karriera e  golashënuesit nga Kardifi ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit sepse është shoqëruar nga dëmtime që se kanë lënë të shijojë në maksimum profesionin duke e vënë atë në rrezik .  

Duke iu referuar këtij aspekti , Gareth Bale i ka dhënë prioritet kombëtares së zemrës sepse është i vetëdijshëm për potencialin e saj  dhe mund ti krijojë probleme çdo kundërshtari . 

 Puna ka filluar për arritjen e kësaj ëndërre dhe po konsideron firmosjen e një kontratë 6 mujore me një ekip të Premier Leagues ose të Championshipit për tu aktivizuar sa më shumë dhe të rikuperojë formën që imponon fakti i të qënit i grumbulluar për Botërorin .

Objektivi i Gareth Bale evidenton se sa i lidhur është me Uellsin e tij , kombëtare që mungon në një eveniment të këtyre përmasave që prej vitit 1958-tës , e cila do të ndeshet në Playoff me  Austrinë në shtëpi  e nëse do të ketë sukses e pret  Ukrahina ose Skocia . Kjo etapë do të jetë shumë e rëndësishme jo vetëm për Gareth Bale por edhe për  Uellsin dhe mundësitë janë të mëdha  sepse përbëhen nga elementë tepër kompetitivë që nuk i tremben  asnjë kundërshtari .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy