Milinkovic-Savic, prioritet për Juventusin

Milinkovic-Savic, prioritet për Juventusin

 Pas transferimeve të Leandro Paredes, Denis Zakaria apo Paul Pogba, drejtuesit e Juventusit janë të ndërgjegjshëm se duhet të shtojnë përpjekjet në merkaton e ardhshme verore për t'u rikthyer tek titujt.

Fiksimi i Massimiliano Allegrit me Milinkovic-Savic, i ka detyruar juventinët të ofrojnë afërsisht 80 milionë euro për mesfushorin, shifër e cila akoma është larg peticionit të Caludio Lotittos prej 100 milionë eurosh.

"Zonja e Vjetër" duhet të përshpejtojë në arritjen e këtij akordi sepse Real Madridi dhe Milani janë prapa dere dhe konsiderohen një kërcënim për ish-rekordmenët e Scudettos.

Fillimi jo i mirë i sezonit u reflektua edhe tek eleminimi nga grupet e Champions Leagues duke vënë në dyshim të ardhmen e kësaj skuadre, por gjithsesi Massimiliano Allegri shquhet për eksperiencën e gjatë nën drejtimin e Juventusit dhe parashikohet se italianët do ta lënë shumë shpejt pas këtë periudhë të vështirë.

27-vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e lacialëve dhe gjithashtu të kampionatit italian dhe sigurisht parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës pasi prej kohësh ndiqet nga ekipet e elitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy