
Mesfushori i Juventusit, Arthur pësoi një aksident me makinën ditën e mërkurë. Lojtari kishte një përplasje me makinën e tij tip “Ferrari”, e cila pësoi dëmtime në pjesën e djathtë.
Megjithatë për fatin e mirë, nuk kishte asgjë serioze për lojtarin, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.
Aksidenti ndodhi gjatë kohës kur Arthur po shkonte të bënte ekzaminimet mjekësore rutinë. Pavarësisht se makina pësoi dëmtime, Arthur shpëtoi mirë. Lojtari vazhdon rikuperimin, pas një dëmtimi të pësuar pak kohë më parë më Juventusin.



